“Në disa pjesë të Tiranës ka ndërtesa aq shumë të degraduara e që konsumojnë energji, saqë është më e kushtueshme t’i riparosh e t’i rikthesh siç ishin, sesa t’i rrëzosh e t’i rindërtosh me një arkitekturë të re dhe me cilësi”. Kjo është përgjigjja e dhënë prej arkitektit dhe urbanistit italian, Stefano Boeri, i pyetur nga gazetari Sokol Balla në një intervistë për “Top Story”.
“Të shkatërrosh nuk është gjithmonë gjëja e duhur. Kur mund të përmirësosh duhet të përmirësosh, por duhet të dish që ka pjesë të qytetit, që kanë ndërtesa aq të degraduara e që konsumojnë energji, sa është më e kushtueshme t’i rikthesh siç ishin, sesa t’i rrëzosh dhe t’i rindërtosh me një arkitekturë të re dhe me cilësi.
Ky është një avantazh edhe për atë që është pronar. Prandaj unë besoj se duhet ta mendojmë këtë, ashtu siç duhet të mendojmë faktin, që një nga rregullat e mëdha – me të cilat po punojmë edhe në Berlin, Londër, Milano – është ajo e barazimit, që do të thotë të lejosh në bazë të disa vendimeve të bëra në plan, të zhvendosësh të drejtat vëllimore.
Pra, nëse unë jam pronar dhe mund të ndërtoj 20, por të drejtat e mia janë të ndërtoj 100, atëherë këtë 80 unë e spostoj diku tjetër, ku mund të ndërtoj edhe më shumë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, që do ndërtuar me shumë kujdes, por shumë e rëndësishme” –thotë Boeri.
Por a ekziston mundësia që në vend të pallateve të vjetra të ngrihen të tjera kulla betoni?
“Jo, jo. Kjo është shenjë e një projekti të ndërprerë, të një projekti që u nis, por pastaj ngeli në mes. Dhe është shenja më e shëmtuar për një qytet që mendon për të ardhmen, dhe e bën këtë me një ndërtesë të lartë, e që shikohet nga të gjithë duke treguar një pa sukses. Ne duhet ta evitojmë këtë. Unë, kur them të shpërndaj sasinë, flas për një Tiranë me disa qendra, sepse ne këtë duam: një Tiranë që nuk ka vetëm…
Ndryshe nuk ka kuptim. Duhet të krijojmë disa pika me intensitet më të lartë funksionesh, shërbimesh, aktivitetesh. Këto bëhen, disa herë, duke rindërtuar pjesë të qytetit. Kjo është një rrugë themelore, është një rrugë, ku duhet të kalojnë të gjitha qytetet që duan ta rinisin nga fillimi”- tha arkitekti italian i Tiranes Stefano Boeri.