Home KRYESORE Artan Fuga: Ja perse Basha nuk e pranoi ftesën e kryeministrit

Artan Fuga: Ja perse Basha nuk e pranoi ftesën e kryeministrit

Nga Artan Fuga

Perse z. Lulzim Basha nuk e pranoi ftesen e zotit Edi Rama per nje forum politik bisedash?

Sepse nuk ka pike interesi ne kete vit elektoral.

Po ta pranonte do te ishte nje anashkalim publik i partneritetit me kryetarin e pd, doktor Berishen. Poashtu do te perjashtonte nga nje treshe qe i ntereson atij, zotin Ilir Meta. E po ashtu do te ngjallte mosbesim te aleatet e tij.

E cfare e do dialogun e institucionalizuar kur ne kete vit elektoral interesi ja do te radikalizoje qendrimin si opozitar? Atij strategjikisht i duhet te hape dialog me aleatet e tij politike dhe me shoqerine civile dhe jo me partine ne qeveri.

Zoti Basha deri tani bente kot sikur donte pushtet. Digjte bunkere qe tu digjte afshin e revoltes pasuesve te paduruar ne PD.Si ta merrte, me dhune? Me kryengritje? Kush ta pranon? Por kete vit sinqerisht ai kerkon pushtet. O pushtet, ose i duhet e iki.

Cfare i duhet konsultimi jashte parlamentit!

Deri tani e ka pasur shume veshtire t’i kontrollonte deputetet e tij kur vete nuk ishte ne kuvend. Fjalimet e gjata te dr. Berishes ne Kuvend kane nje funksion te fshehur. Ai ze gjithe kohen e te folurit te pd dhe keshtu deputetet e PD kane pak kohe per te livadhisur neper shtigje aventureske kompromisesh me presidiumin.

Kishte nevoje t’i merrte me te mire deputetet. Po tani, ne kete vit elektoral? Jane deputetet e pd qe kane nevoje per zotin Lulzim Basha. Ne vit elektoral eshte partia qe kontrollon deputetet dhe jo deputetet partine.

Nuk ka nevoje pra te anashkaloje deputetet e pd qe duan ta “dredhin bishtin”.

Sus tani! Ose ik nga lista!

Koha luan per te e jo per ca nga ish ministrat qe ja kane sjelle elektoratit ne maje te hundes dhe si mekatare qe jane i lustrojne kepucet pushtetit te radhes. Elektorati i kerkon fytyra te reja se me te vjetrit mo? -zoti Edi Rama e ka fitoren ne xhep.

Ja perse zoti Lulzim Basha besoj se e quan te tejkaluar ftesen ndoshta te sinqete dhe dashmirese te zotit Edi Rama.

Keshtu them une me tahmina o burrë, se mos jam ne mendjen e tij. Ja fus kot ketu te liqeni shtrire ne bar duke kqyrur zogjte qe cicerijne.

Se mos kam pune tjetër per te bere…

Share: