Home KRYESORE Basha: Arrestimi i Shullazit hapi i parë i Reformës në Drejtësi

Basha: Arrestimi i Shullazit hapi i parë i Reformës në Drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se arrestimi i Emiljano Shullazit mund të shërbejë si hapi i parë i reformës në drejtësi. Deklaratën, Lulzim Basha e bëri për mediat pas takimit që zhvilloi me Knut Fleckenstein.

“Arrestimi i tij mund të jetë një pikë kthimi. Shpresoj që të jetë një pikë e fuqishme kthese në këtë drejtim, ku lidhjet politike të Shullazit që shkojnë drejtpërdrejtë tek Tahiri dhe shefi i tij. Çështja të shërbejë si një test i monitoruar nga SHBA dhe BE. Të shërbejë si hapi i parë për reformën në drejtësi. Kjo ka rëndësi, sepse paketa ligjore është një copë letër nëse nuk dënohen kriminelët me damkë, si Emiljano Shullazi”, tha ai.

Ai nuk kursey as qeverine ne kete deklarate per Media:

“1 miljardë euro është fatura e korrupsion vititn e kaluar,” deklaroi Basha, teksa shtoi se së shpejti do publikojë një dokument që “do të pasyrojë me shifra e emra gjakpirjen që një grup oligarshësh të lidhur me Qeveinë po iu vjedhur shqiptarëve përmes tenderave”.

Share: