Home KRYESORE Deputeti gjerman: S’ka BE, nëse nuk zgjidhni vete problemet tuaja politike!

Deputeti gjerman: S’ka BE, nëse nuk zgjidhni vete problemet tuaja politike!

Fondacioni Friedrich Ebert  (FES) se bashku me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) organizoi tek Ambasada Gjermane nje takim me 5 Parlamentare Gjerman dhe te ftuar shqiptar nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, organizatat rinore te partive demokratike dhe eksperte te rinj te integrimit dhe sigurisht gazetare.

Pas një komunikimi normal midis deputeteve gjermane Peter Weib, Josip Juratovic, Andreas Lammel, Peter Beyer dhe Dirk Vopel te cilët sollën per te pranishmit si debatohet ne rastin gjerman per ceshtje te ndryshme dhe qëndrime te ndryshme.

Nga organizatoret e këtij takimi ishte menduar te shtroheshin pyetje per praktiken politike gjermane dhe qe, neper mjet përgjigjeve te deputeteve gjermane te nxirrej mësim per rastin problematik te komunikimit politik ne Shqipëri!

Politikanet shqiptare qe folën, nuk bene pyetje, por arsyetuan ne menyren e tyre partiake duke i kërkuar ne forma te ndryshme ndihme deputeteve gjermane per te zgjidhur problematikat shqiptare!

Ne fund te takimit, deputeti Peter Weib qe është dhe kryetar i grupit parlamentar te miqësisë Gjermani – Shqipëri, ne një artikulim elegant u tha te pranishmeve se nëse nuk arrini ti zgjidhni problemet tuaja, jo duke kërkuar zgjidhje nga nga te tjerët (kupto evropianet e ndryshëm) por duke komunikuar me njeri tjetrin ne mënyre evropiane ju nuk do te pranoheni ne BE…

Share: