Nga Ba/Ma Phil. Blerta Haxhiaj
Që nga publikimi i librit (Editions de Minuit, 1957) Bataille edhe pse nuk ishte në rrethin e intelektualëve francez, Bataille nuk mund të rrijë nën hije, Vincent Descombes në “Modern French Philosophy” edhe pse ishte një udhërrëfyes i Bataille, përmendet vetëm kalimthi. Për çfarë na shërben Erotika e Bataille edhe pse duket e lodhshme dhe e mërzitshme për tu konsumuar ai lexim? Përse duhet ta lexojmë Bataille?
Shpejtësia më të cilën subjekti mund të lexoje mund të shndërrohet në kanonike si një tregues e mendimeve të tyre të vogla, mund të ndryshoje shumë gjëra. Po të ekzistonte mundësia për një gjë të tillë nuk do të thotë së duhet të implikohen principet përkatëse ku mund të ndikohet graviteti i mendimtarit e cila mund të matet nga pjekuria e injorancës e cila mund të përballohet nga ata që e arkitekturojnë atë që e shkruajnë historinë e popullit francez. Filozofia e Seartre është më e pranueshme dhe me e thithur nga lexuesit dashamirës me principe për lirinë dhe të përgjegjësisë mbi perçen e Ateizmit duke bërë një kuptim ontologjik dhe moral përfekt për çdo kënd.
Zoti, për shumë veta ka vdekur në shek. XX mirëpo vlera e tij që ka mbetur është është e vendosur në “shpirtin njerëzor”, përkundrazi shumë vepra të Bataille në fusha të ndryshme si në antropologji, psikologji, sociologji, teologji dhe filozofi nuk do te ekzistonte asnjë mundësi që ai të bashkohet në rrethin e intelektualeve të kohës se vet (kjo nuk e ndalon atë që të ndaloje veprimtarinë e tij ) dhe ai asnjëherë nuk e klasifikon veten në elitën e përzgjedhur të intelektualeve, mendimi i tij ishte ekzistent dhe shumë ndikues dhe kur ishtë gjallë ishte aktiv në atë që ai bënte, ai ishte i karakterizuar nga një pjesë jo e varrosur e tij mbrenda trupit tij. Një nga veprat e tij më të rëndësishme të tij është ‘Erotizmi’, ka stimuluar dhe ngacmuar mendimtarët francezë të shek. XX dhe çdo kush që ka bashkëpunuar për një qasje të tillë duhet të marrë parasysh Erotizmin e Bataille edhe pse nuk është një tekst i thjeshtë për tu përthithur ajo paraqet botën e trazuat të autorit.
Ky autor ishte një mendimtar programatik e jo sistematik, ky projekt pothuajse i pamundshëm përfshihet duke ekzaminuar çdo detaj duke shëmbur teorizimet apo shpërbërjet e masës, klithjes se epshit, orgazmës. Erotizmi nuk është një objekt, erotizmi është entiteti i shenjtë e cila përputhë të gjitha kategoritë e subjektit dhe të objektit, veten në botë, jashtë dhe brenda saj, njerëzorën dhe kafshërorën (Mark Douglas Price 2004) ndërtimi logjik mbi kufishmërinë e Bataille e përmbushë ndërsa kafshët duket se duhet të bëjnë shumë për të arritur aty, autori merret me limitet somatike të eksperiencës dhe të teorizimit: “seksualiteti kafshëror shkakton mos-ekuilibrin dhe ky mos-ekuilibër është kërcënues për jetën, mirëpo kafsha nuk e di këtë(…)
Erotizmi është një aktivitet seksual i njeriut për tu ‘shtrirë’; e cila kjo e diferencon nga aktiviteti seksual i kafshës. Aktiviteti seksual njerëzor nuk është domosdoshmërisht erotik mirëpo Erotika është sidoqoftë jo normë dhe pastërti kafshërore”. Një përzirje e tillë mes njerëzores dhe kafshës Bataille e drejton si një humanizëm ateist pjesëror i ngjashëm me Seartre, mirëpo tërë principi ndarës logjika, ontologjia, biologjia, morali, është i kapshën në botën e Bataille, ky lloj diskontinuiteti relativ e të ndërgjegjshmes qënëson në mënyrë absurde duke rritur veten përmes bërjes qorre e vazhdueshmërisë të botës materiale e cila konfiguron një tërësi problemesh duke e konfiguruar si një tërësi problemesh.
Kjo vepër e Bataille paraqet një instanca të vlerave interdesiplinare, ai fokusohet te një përqasje e incestit, artit, misticizmit, filosofisë, ekonomise, prehistorisë, të argumentuara si katastrofike, e cila paraqitet në dy kuptime positive dhe negative, aspekti positive i kësaj është se si nëse dikush pret një argument nga Bataille në mënyrën klasike mund ta përceptoje punën e tij vetën në mënyrë katastrofike, te ‘Erotizmi’ i Bataille më shumë është e përqëndruar te diçka dhe paradoksi i saj, duke u munduar të mos ndodhë de-komodifikimi i dijes më shumë anon te idea si heretike e cila mund të vendoset në një kapitalizëm të vonshëm demokratik, teorizimi i kushteve nën të cilave çdo gjë është e shkruar dëm për hir të së shenjtës është e pamundur të kesh kontakt me botën e jashtme dhe dobinë e saj.
Përmes ‘Erotizmit’ të autorit nuhatet beteja mes Nietzsche dhe Hegelit, të dy janë të përmendur edhe pse ne formë kalimtare; ai shtegu te kjo vepër ku arritet nga mendimtari gjithmone jep një ngjyrim apo kolorit te theksuar gjatë leximit te saj, por në veprat e Bataille verëhet problemi i pandërtuar kronik i prekur nga hermenueutika dhe historitë. Ky autor jo domosdoshmërisht vuan nga ‘faji’ i nivelit te metodologjisë e cila rrëzon studimet statistikore, mitet, gjenealogjine, poezine, dialektiken e cila paraqitet si fakt biologjik.
Ky lloj ‘faji’ shpie te përqafimi i sintezës së harmonisë mes pamundësise e qëllimit te jo-objektit për të arritur te pritja e kuptimit te nje ndasie natyrore radikale. Me një keshille të (Mark Douglas) është se kush dëshiron të njohë anën e errët të artit, shkencave sociale dhe humane duhet te lexoje ketë libër.