Home KRYESORE Fatos Lubonja per planin e Sheshit Skenderbej

Fatos Lubonja per planin e Sheshit Skenderbej

Fatos Lubonja te Panorama shkruan per planin te Sheshi Skënderbej.

Lubonja nendon se pamja estetike e Sheshit vetëm sa ka degraduar me kalimin e kohës. Plani më i bukur për Sheshin ka qenë ai origjinal, i hartuar nga arkitektët italianë.

Më pas, të gjitha regjimet që kanë sunduar Shqipërinë kanë dashur ti imponohen Sheshit duke shtuar ndërtime apo elemente që përputheshin shumë pak me planin origjinal. I tillë është dhe plani i paraqitur së fundmi.

Sipas Lubonjes nese flitet nga ana funksionale dhe urbanistike ky projekt rrezikon të krijojë më shumë probleme se sa të rregullojë.

Bllokimi i pikës më nevralgjike të trafikut në Tiranë, edhe për periudha të limituara, krijon kaos të vazhdueshëm në qytet i cili shton ndotjen ambjentale dhe akustike.

Eleminimi i këtyre problemeve me një shtesë fare të limituar në Unazën e Vogël vështirë se do ti japë zgjidhje situatës.

Lubonja i apasionuar pas urbanistikes e cila gjithmone ka qene nen thundren e politikes ,shkruan  se procesi i vendimmarrjes duket dhe njëherë thelbësisht totalitar.

Mungesa e diskutimeve paraprake me qytetarët dhe shmangia nga dhënia e informacionit është në thelb të problemeve që krijon plani i paraqitur.

Fakti që projekti duket i keqmenduar, i parakohshëm e mbase i panevojshëm për qytetin dhe qytetarët të bën te mendosh se edhe njëherë Tiranës po i impohohet vendimi personal i një njeriu e jo preferenca e shumë të tjerëve…

Share: