Nga Porf. Dr. Lisen Bashkurti
Freedom House eshte nje nga institucionet me prestigjioze qe merret me analiza, vleresime dhe parashikime qe lidhen me zhvillimet e demokracise dhe te institucioneve demokratike ne nivel boteror.
Analizat, vleresimet dhe parashikimet e kesaj organizate konsiderohen shume serioze, profesionale dhe te pavarura.
Freedom House shperndau keto dite raportin e vet, ku ka vleresime edhe per Kosoven. Mendoj se Qeveria e Kosoves, por edhe institucionet e tjera shtetetore dhe jo shtetetore lypet ta konsiderojne me shume kujdes e seriozitet kete raport.
Konkluzioni me i qelluar, qe nevojitet te lexohet mire ne Kosove, eshte shmagja e agjendes qeveritare nga agjenda qytetare. Kjo asimetri agjendash ka krijuar shkeputje midis qytetareve dhe politikes se qeverise.
Shkeputja sjell rritje mosbesimi. Sjell mos adresim te problematikave kryesore ekonomike, sociale, arsimore e shendetsore te Kosoves. Kete zhvendosje agjende e ka sjelle ne Kosove kriza e tejzgjatur politike nga viti 2014.
Gjithashtu edhe Serbia eshte e interesuar t’i imponoje Kosoves agjenden e vet. Serbia e shfrytezon krizen ne Kosove per manipulimin e pakicave te saj, per qellime politike brenda saj si dhe per diplomaci interesash me BE. Serbia synon ta spostoje qeverine dhe institucionet e Kosoves nga agjenda prioritare qytetare.
Dalja e Kosoves nga kjo situate konfuze nuk ka celes magjik. Kerkohet qe qeveria, por edhe institucionet e tjera t’i rikthehen urgjentisht dhe ne vendosmeri agjendes qytetare, per te adresuar para se gjithash sfidat e brendshme ekonomike, sociale, arsimore dhe shendetsore te qytetareve te Kosoves.