Nga Luan Kurti
Ky vend s’behet! Refreni qe vazhdojme ta degjojme perdite. Thirrja e Migjenit ” Te lindet njeriu” mbetet aktuale. Dikush shan token, dikush shan faren, dikush fajeson Zotin per ate qe jemi!
Mallkuam mbreterine, mallkuam komunizmin, kemi kohe qe po mallkojme edhe demokracine. Ose e tashmja na ben nostalgjik per te shkuaren dhe e ardhmja na duket e paperceptueshme. Jemi gjithmone ne kundrakohe.
Nuk shajme demokracine si koncept, si institucion, si vlere, si arritje qe nenkupton barazine e shanseve dhe unicitetin e qenieve qe motivohen nga liria, por perdhosjen, theqafjen, zhgenjimin, farsen, shijen e hidhur qe pasoi idealet e medha te Dhjetorit. Gjema e ka emrin Politike!