Nga Romeo Gyrakuqi
Lutje per bashkatdhetaret ne New York: Para se ta dergojne serish Kryeministrin e Shqiperise, zotin Edi Rama, ne shitoret e miliardereve, ne 66 Madison Avenue, New York, mikpritesit shqiptare te diaspores ne New York, jane te lutur te kthejne koken ne atdheun e tyre ame, Republiken Aristokratike dhe Autoritare te Shqiperise, ne Malesine (Hotin, Gruden, Trieshin, Kojen) qe vuan dhe shperbehet nen thundren malaziase.
Ata duhet te behen te vetedijshem per gjendjen e mjeruar ne te cilen ndodhet cilesia e lirise ne Shqiperi, cilesia e Shtetit, cilesia e administrimit, niveli i politizimit, trafiku i interesave, shperndarja e pasurise ne nivel shoqeror dhe krahinor, cilesia e perfaqesise, niveli i dekomunistizimit, cilesia e rule of law, dhe liria e shtypit.
Shqiperia eshte nje shtet i kontrolluar nga nje kaste e ngushte nejrezish qe zoteron pushtetin dhe e shperndan permes nje kontrolli rigoroz politik, ushtruar permes dy partive poltiike qeverisese, qe kane vdekur demokracine, qe kontrollojne dhe priren ta perjetesojne kontrollin mbi organin e hetimit dhe organet e drejtesise, kane frikesuar njerezit ne jeten e perditshme dhe kane shkaterruar shpresen per te ardhmen.
Eshte rasti, qe diaspora te tregoje zerin e saj; eshte rasti qe ata te ngrene zerin per bashkqytetaret e tyre; eshte momenti qe ata te mos heshtin, por te ftuarit te tyre qeveritar t’i kerkojne angazhim per vitalizmin e demokracise dhe shtetit ne liri.
Eshte momenti qe zoterise kryeminister t’i kerkohet llogari per mijera e mijera bashkeqytetare te shkolluar ne universitetet perendimore, te hequr nga puna, per arsye politike, ose klienteliste; eshte momenti qe atij t’i kerkohet angahzim per kthimin e trurit ne administrimin e puneve te vendit.
Eshte momenti qe atij t’i kerkohet llogari per diskriminimin e Shkodres dhe trajtimin e turpshem qe i behet te drejtes se qytetareve te asaj bashkie per marrjne e pjeses se fondeve qe u takojne nga ndarja nacionale.
Me 6 prill 2016 kam qene ne Malesi, dhe ne Shkollen e Mesme 25 maj Tuz: Nuk flitej shqip me dhe Malesia per here te pare ne histori, ka nje drejitm boshnjak, ndersa shqiptaret jane nje periferi ne shuarje, emrigrim dhe perhtithje te brezit te ri. Cfare lidhje ka kjo gjendje me viziten e Kryeministrit te Shqiperise, mund te pyesni ju?
Shteti shqiptar do te duhet te angazhohet seriozisht ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve ne Mal te Zi, ne mbrojtjen e te drejtes se vetadminsitrimit nga autoritete shqiptare, te drejten e shkollimit cilesor ne gjuhen shqipe, te drejten e punesimit ne te gjithe administraten e shtetit malazias dhe policine e ketij vendi, te drejten e prones qe po dhunohet cdo dite ne ate vend:
Dy vende anetar i NATO-s dhe kandidate per BE, me rruge te njejta, por me qasje te ndryshme ndaj vleresimit te te drejtave.
Perdoreni lirine ne Vendin e Lirise per te promovuar, nxitur dhe perkrahur lirine e bashkatdhetareve tuaj ne Shqiperi, Malesi, Kosove;
Republika e Shqiperise, nuk mund te mbetet me nje qiell i hapur dhe i lirie i krimit dhe krimineleve te lidhur me kastat, por duhet te shnderrohet ne hapesire jetesore per qytetaret e saj. Mos lini qe edhe kesaj radhe politikanet te flasin dhe genjejne
Thuajani dhe mesojani Kryeministrit se para gjithe mesimeve fetare, nxenesve shqiptare u duhet mesuar Albanianizmi, shqiptaria, feja jone e perbashket. Tregojani atij qe duhet ta dije i pari Se Shqiperia shtet asht shekullare dhe laicizmi ne shkollle dhe administrate mbrohet nga Kushtetuta