Home KRYESORE Halil Matoshi: Albin Kurti ne burg ishte Sy Patrembur

Halil Matoshi: Albin Kurti ne burg ishte Sy Patrembur

Analisti Halil Matoshi, i cili njihet për përlasje të shpeshta e të ashpra me Lëvizjen Vetëvendosje!, i ka dalë në mbrojtje ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Albin Kurtit, për të cilin LDK ditë më parë thoshte se ai ishte trajtuar në mënyrë të veçantë e si VIP në burgjet e Serbisë.

Matoshi thorë që ndonëse është shpesh kundërshtar konceptual i Kurtit, nuk e ka problem t’ia shtrijë dorën kur ai ka te drejte.

Ai poashtu e quan mendësi të njerëzve primitivë, atë sipas të cilës u tha se Kurti pati trajtim komod në burg. Dhe më pas, ka ndarë momente personale nga jeta e burgut, ku thotë se e ka parë dhjetëra herë Kurtin tek ecte sypatrembur e guximshëm në burg, teksa UDB-a donte ta merrte në pyetje.

Në fund, Matoshi shton se është i bindur se Kurti në Pozharevc ka mbrojtur me patriotizëm shembllor e me denjësisht Republikën e Kosovës, sesa që e mbron sot LDK në Kuvend e Qeveri.

Share: