Kastro Zizo ka shfryrë mllefin e tij të madh mbi shtetin dhe mbi spitalet shqiptare, të cilat pa hezituar aspak, i konsideron fajtore për vdekjen e mamasë së tij, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.
“Kalojmë pak te plakat që thonë mbase aq e kishte të shkruar. Mbase jo, mbase nuk kaq të shkruar. Le të bëhet shembull e ndjera, e bukura ime më, që të shpëtojnë shumë jetë të tjera.
“Është kthyer në një reprezalje, në një grup kriminal mjekësia shqiptare. Sitemi është i kalbur, janë pallavra të gjitha këto që thonë,- vazhdon më tej këngëtari i njohur, duke derdhur mllefin mbi shtetin, i cili e la në baltë në momentin kur ai kishte më shumë nevojë se kurrë. – Si nëna ime ka shumë nëna të tjera në këtë vend, që vuajnë.
“Në spitalin që vdiq nëna ime, në QSUT, të 6-katëshi, vetëm muajin e fundit aty, përveç nënës time vdiqën edhe 9 njerëz të tjerë nga i njëjti problem. Sepse pretendohet se nuk kishin ilaçin bazik. “Ajo mund të kishte jetuar më shumë, por ne jetojmë në një sistem kriminal. Një sistem kriminal, kriminal”, -bërtet Kastro, i cili nuk e fsheh dot më dhimbjen e madhe, shkruan SYRI.net.
“Këta njerëz vuanin sepse në spital pretendonin se nuk kanë ilaçin. Një flakon i vogël kushtonte dy mijë euro. Kura e plotë shkonte deri në 62 mijë euro. Ndërsa pacientët aty marrin vetëm një të katërtën e kurës, apo që nuk e marrin fare”. llkat e familjes time!!!
Mundësi ishin shumë më shumë, shumë më shumë, për t’ia shtuar jetën. Unë i kisha mundësitë për t’i blerë. Por njerëzit nga anë e anës nëpër Shqipëri dhe nuk i kanë mundësitë. Gjithsesi, unë jam i sigurt, që nëse do të ishte trajtuar ashtu siç duhej, ime më minimalisht edhe për mbi 5 vjet apo 10 vite do të ishte në jetë”.
“Shteti i subvencionon, pos shteti bën edhe dallime. Për disa ka , për të tjerë nuk ka. Shumica marrin një të kartërn e kurës, dhe jo vetëm që nuk i shëron, por i përkeqëson. Ka mijëra njerëz që e vuajnë dhe e vuajnë pafund këtë problem. Doktorët dhe shefat e tyre nga lart poshtë janë përgjegjës”, përcjell “SYRI.net” deklaratat shokuese të këngëtarit të njohur.
“Kam luftuar për këtë lloj pushteti, sepse mendova se do ishin më mirë. Por arrita në një përfundimin, se të gjithë derrat një surrat kanë. Kalbësira e këtij pushteti vjen nga ‘bark-derrësia’ që ata kanë. Jepi lëkurën e shalqinit, por jepi edhe foshnjën e vet, e ha…!”, përfundon Kastro, i cili duket se e ka përjetuar shumë keq këtë”. /SYRI,net/