Sot në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë u dorëzuar Kërkesë–Padia me objekt, pavlefshëmrinë e vendimit të KKT dhe lejes së ndërtimit për ndërtimin te Parku i Liqenit Artificial Tiranë, dhe sigurim padie për pezullimin e ndërtimit në Park.
Analiza juridike prej 28 faqesh dhe aktet qe i bashkangjiten kësaj kërkes-padie sqaron dhe arsyeton në mënyrë të detajuar dhe ligjore shkeljet e konstatuara nga qytetaret duke filluar që nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e deri të aktet nënligjore si më poshtë:
- Janë shkelur Konventa e Aarhusit për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit.
- Ligji 10 431, datë 9.6.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”.
- Ligji 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin eTerritorit”
- Ligji nr. 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”
Ligji nr.10440, datë 7.7.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
Shkelje të VKM Vendimi i KKT-së, nr.4, datë 29.12.2014 “Për përcaktimin e çështjes dhe zonës me rëndësi kombëtare në planifikimin e territorit, identifikuar si kurora e gjelbër e Tiranës”
- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 956, datë 29.12.2014 “Për përcaktimin e kurorës së gjelbër të Tiranës dhe masat për mbrojtjen e saj”
- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”
Janë shkelur ligje kombëtare dhe komunitare/ndërkombëtare si pjesë e detyrimeve që burojnë nga Republika e Shqipërisë. Betaja ligjore për parkun sapo ka filluar