Home KRYESORE Galdini takim pune me Ambasadorin e Izraelit Boaz Rodnik per zhvillimet me...

Galdini takim pune me Ambasadorin e Izraelit Boaz Rodnik per zhvillimet me te fundit ne Shqiperi.

Ne nje takim pune te zhvilluar mes Kryetarit te LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini dhe Ambasadorit te Izraelit ne Tirane Boaz Rodnik u fol mbi zhvillimet me te fundit politike dhe demokratike ne vend.

Galdini i paraqiti Ambasadorit Rodnik projektin e LDE si nje force e re vetem 6 mujore ne spektrin politik shqiptar si edhe qendrimet qe ka kjo Parti mbi zhvillimet dhe ceshtjet qe jane sot te rendesishme per vendin.

Galdini i shpjegoi Ambasadorit te Izraelit se LDE eshte nje Parti qe ka mare vendim politik qe te jete Parti Opozitare, por qe ende nuk eshte pjese e asnje Koalicioni apo Marreveshjeje me Partite tradicionale.

Gjithashtu Arian Galdini i shpjegoi Ambasadorit Rodnik edhe arsyet te cilat e shtyne ate personalisht por edhe LDE qe te mbeshtesin kauzen qytetare per Parkun e Liqenit.

“E beme kete gje md ndergjegje te plote, sepse me se pati jemi vete qytetare, por edhe per te deshmuar se ndonese sot me nje Parti politike, asnje nga ne nuk ka ndryshuar, nuk jemi konjukturalizuar, e as po heshtim per te ruajtur te hapura mundesite e kompromiseve politike dhe me gjere. Kemi vendosur qe te jemi nje Parti e qytetareve, per qytetaret me qytetaret.” – u shpreh Galdini.

Ambasadori Rodnik u shpreh se ai eshte i hapur dhe i deshiruar per te bashkepunuar me te gjitha palet ne Qeverisje dhe ne Opozite, politike dhe shoqeri civile, akademike dhe intelektuale, sipermarres dhe media. Ne kete takim u ra dakort per vendosjen e nje marredhenie te afert bashkepunimi.

Share: