Nga Petrit Vargu
E tmerrshme! Ministri i Shëndetësisë dhe më lart se ai, bëjnë një konsultë të ngushtë me ata që e çbëjnë mjekësinë.
Natyrisht janë njerëz që nuk kanë shkruajtur një rresht për organizimin shëndetësor në programe partish, asnjë artikull kritikues ose sugjerues për shëndetësinë, me ata njerëz që nuk kanë marrë pjesë në asnjë workshop të problemeve të shëndetësisë, por që i qurraviten politikës për të nxjerrë përfitimet e tyre personale.
Ata njerëz sot nuk marrin kurajon të kandidojnë as për rektor dhe as për dekan, por janë meskinë të vegjël që vetëm difamojnë kolegët e tyre pasi kështu kujtojne rrisin vlerat e veta.
Natyrisht, duke qenë se njihen mirë nga komuniteti mjekësor dhe duke mos pasur kurajo që të kandidojnë pasi e dinë që diskretitohen, dëshira për të komanduar i ka bërë që të vendosin vartës të tyre dhe vetë të bëjnë buratinaio-n nëse vartësit e tyre do të fitojnë.
Vetëm njëri nga këta të katërt është socialist, të tjerët në prag pensioni. E vetmja gjë që spikat në aktivitetin politik është që në curriculumin e tyre kanë hartimin e listave për të përjashtuar socialistët në vitet ’92-’97.
Ndonjëri syresh, pavarësisht anagrafisë, e pamë të rreshtohej edhe te KOP-i i Berishës disa vite më parë. Prandaj Partia Socialiste ka përfunduar kështu……dhe në të njejtën humnerë edhe mjekësia.
Kjo është Rilindja e xhaketave të vjetra të kthyera mbrapsht.