Kandidatja për Rektore në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Klodeta Dibra, deklaron se situata financiare në Universitet është katastrofike dhe se një nga prioritetet e para nëse zgjidhet Rektore do të jetë pikërisht menaxhimi i financave.
E ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku përballë një paneli me pedagogë dhe gazetarë, Dibra bëri publik një skandal teksa tha se është arritur deri aty se pagesat e studentëve që bëjnë për vitin mësimor të përdoren për dhënien e rrogave të pedagogëve.