Publikimi i Dokumenteve të Panamasë ka shkaktuar trazim në politikën shqiptare dhe e ka ngarkuar median plot me spekulime sic edhe pritej dhe ne fakt pritet me shume ne ditet ne vijim.
Sot në mesditë sic shquhet LSI te jete nje hap perpara partive te tjera per deklarata politike ne lidhje me zhvillime te rendesishme, numri dy i saj Petrit Vasili dha një prononcim për mediat ku mids te tjerash tha:
“Vëmendja jonë maksimale shkon tek gjithçka që lidhet me Shqipërinë. Ka dhe informacione që vinë nga mediat botërore që edhe segmente të jetës shqiptare janë të përfshirë në çështjet e shfrytëzimit apo shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale si rasti i Panamasë.
Organet e hetimit duhet të jenë shumë të vëmendshmë për të hetuar çdo ngjarje, informacion nga çdo lloj burimi për të gjitha këto ngjarje që lidhen me parajsat fiskale në Panama, Qipro, Dubai, Monako e gjetkë.
Është e qartë që burimet e paligjshme, mënyrat e pastrimit të parave apo të evazionit fiskal kanë në këto mjedise mundësi për të devijuar para që janë detyrimet ndaj fiskut shqiptar apo për të financuar aktivitete të tjera,” tha Vasili duke konfirmuar qe politkisht LSI eshte nje hap perpara PS dhe PD…
“Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit, shikojmë se ai lidhet me një aktivitet të caktuar që ka të bëjë me aktivitetin e koncesionimit dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI për përmirësimin e ligjit të koncesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar transparencën dhe rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare është qëndrim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm, pasi ky dimension i transparencës i zhvilluar në mënyrë të veçantë në këto aktivitete që rezultuan që për shkak të kësaj mungese transparence të jenë dhe të dyshuara për afera korruptive dhe jo vetëm kaq,” shtoi ai.
Me siguri ne oret, apo ditet ne vijim do te kemi deklarata edhe nga PS, PD e me radhe…