Nga Alban Bala
Sa i madh eshte ky udhetim! Bota kaq e vogel
Brenda dores se nje deshire qiejt jane fytyra
Pyetjet kane mbetur ne ajer si re te bardha prilli
Mbi qytetin e njeriut. Iki. Vij.
Trupi im eshte nje ore e vjeter
Qe mat kohen e endrrave te mia.
Mbi fushen e lodhur te shpreses lekundem
I pathyeshem
Mes shenjzave te rrethit me thinja…
Cdo gje rritet vec zemres. Largesite jane buze
Qe flasin permallshem per guximin.
Kam lindur udhetar. Udhetar do te vdes
Ne rrugen per ne qytetin e njeriut…