Home KRYESORE Mbretëresha Elisabetta celebron 90 vite ne Fron

Mbretëresha Elisabetta celebron 90 vite ne Fron

Mbretëresha Elisabetta II buzagaz, shfaqet e rrethuar nga tre trashëgimtarët e fronit: princi Charles. William dhe përfaqësuesi më i vogël i mbretërisë, George, ne foton e re zyrtare te familjes mbretërore bërë për promovimin e pullave që celebrojnë 90 vite të “sovranit të rekordeve”.

Asnjë monark britanik ka arritur më parë në këtë moshë. Por ai që ia ka “vjedhur” skenën ishte i vogli George (gjithnjë me veshje të njëjtë), i fotografuar në këmbë mbi disa libra për të arritur lartësinë e familjarëve të tij.

Fotoja është realizuar në verën e vitit 2015 nga fotografi i zgjedhur nga “Royal Mail”, Ranald Mackechnie dhe do të përdoret për të stampuar katër pulla, nga një për çdo brez të familjes mbretërore.

Studio dhe përgatitja e fotografive janë bërë me kujdes të madh. Veshja e mbretëreshës në veçanti, është ajo e mamasë së saj, Elizabeth Bowes-Lyon, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së saj në vitin 2000. Vendi i zgjedhur për foton, është “White Drawing Room” një nga më të bukurat e Buckingham Palace.

Share: