Home KRYESORE Mimoza Hafizi ironizon Servet Pellumbin

Mimoza Hafizi ironizon Servet Pellumbin

Deputetja socialiste e qarkut të Shkodrës, Mimoza Hafizi tashme kundershtare e Edi Rames, ka ironizuar deklaratat e sotme të profesorit të Partisë Socialiste Servet Pëllumbi në lidhje me referendumin brenda partisë qe tha se Ben Blushi dhe Hafizi janë pakicë dhe ata janë vetëpërjashtuar nga partia ku bëjnë pjesë.

Në një reagim në Facebook, Hafizi shkruan se Partia Socialiste është kthyer në partinë e Enver Hoxhës. – “Prof. Servet Pellumbi, shqiptari me i lumtur me rezultatin 95% te referendumit ne PS. Me ne fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”, shkruan Mimoza Hafizi në Facebook.

Share: