Home KRYESORE Mirë Eneda Tarifa me anglishten, por ata që ngecin me shqipen…

Mirë Eneda Tarifa me anglishten, por ata që ngecin me shqipen…

Nga Luan Kurti

Shoqëri demotivuese fund e krye. Që kënaqet kur dikush ngec, nuk i venë punët mbarë. E keqja përbën lajm edhe për mediat. Dikur në monizëm jemi shquar për shoqëri thashethemesh, vazhdojmë edhe sot, por të dixhitalizuar.

Nuk përbën ndonjë dramë të madhe që Eneda Tarifa çaloi me anglishten, kjo është njerëzore. Nuk e ka gjuhën e nënës. Edhe sikur të mos ja thoshte fare, nuk është fundi i botës. Kataklizmoja është se sot shumica e shqiptarëve nuk po dinë të flasin e jo më të shkruajnë mirë shqip!

Madje edhe një pjesë e mirë e atyre që punojnë në media. Eneda po hyn në Eurovision me një mosaprovim të disave, më një qeshje cinike të tipit “ u bë kjo!” apo “mirë t’i bëhet mëndjemadhes” dhe jo me inkurajim, me qytetari, me patriotizëm.

Por këngëtares do t’i thosha shiko rrugën tënde, mos u impresiono nga ligësia, nga të lindurit në shenjën e qoftëlargut. Këndo me gjithë forcën e zërit tënd dhe ktheje hidhërimin në mundësi rritjeje, suksesi!

Share: