Home KRYESORE Moduli i Diskriminimit

Moduli i Diskriminimit

Nga Rivelino Cuno*
Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshëm – demokracia nënkupton mbrojtje të një personi apo grupi të vogël nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi përpara ligjit, kufizimi të fuqisë apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes së barabartë në juridiksion të pavarur dhe të paanshëm Moduli i gjykimit të paanshëm dhe sundimit të ligjit
• Respekti për të drejtat e njeriut- pranimi se të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të barabarta dhe të lira në dinjitet dhe të drejta është themeli i funksionimit të bashkësisë demokratike. Një shtet demokratik ka për obligim sigurimin që të sigurojë dhe të respektojë, të mbrojë dhe të përmbush të gjitha të drejtat e njeriut në mënyrë që të sigurojë se të gjithë qytetarët e tij mund të jetojnë të lirë nga frika dhe të lira nga kërkesa. Lidhur me demokracinë, një përqendrim special duhet të shtrihet në ato të drejta të cilat janë kyçe për pjesëmarrje civile, siç është e drejta për grumbullim, liria e të shprehurit, liria e të menduarit, ndërgjegjes dhe religjionit.
Ende, të drejtat civile dhe politike nuk mund të garantojnë paqe dhe siguri njerëzore. Një ambient i favorshëm për demokracinë mund të krijohet vetëm nëse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore.
• Pluralizmi politik – trandicionalisht, është detyrë e partive poltike që të konsolidojnë diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i përfaqësojnë ato në debatin publik. Vetëm pluralizmi politik mund të sigurojë struktura mjaft fleksibile që të përshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazë për qeverisje demokratike. Megjithatë, liritë politike mund të keqpërdoren për përhapjen e ideve që nxisin urrejtje, provokojë dhunë dhe pastaj shkaktojnë kërcënim për rendin shoqëror demokratik.
Në fakt është shumë vështirë t’u bëhet ballë tendencave të tilla në mënyrë demokratike pa nëpërkëmbjen e lirisë së të shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqërisë në përgjithësi. Në masë të caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnë vetveten, p.sh. kundër terrorizmit…
PS: Rivelino Çuno Kryetari i PEISH
Share: