Home KRYESORE Momenti kur agjenti amerikan përplaset me truprojen e Erdogan

Momenti kur agjenti amerikan përplaset me truprojen e Erdogan

Udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.

Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shqelma.

Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojes turke: Kjo është Amerika!”

Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një  kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:

“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës.Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.

Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarrta me mbishkrimet:”Fashist” dhe “vrasës” .

Share: