Home KRYESORE Naltgjatësia foli…

Naltgjatësia foli…

Nga Dritan Vasili

E lexova me vëmendje duke u përpjekur të mos shpërndahem si po shoh rëndom në rrjet.

“Unë besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, t’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije, mundësinë që të armatoset me instrumentet e dijes dhe që të mos jetë nesër, viktimë e propagandës tunduese të atyre që nuk kanë asnjë lidhje me profetin Muhamed”

Dmth Naltgjatësia evidenton edhe një herë një problem, largimin nga parimet e një feje dhe beson (!?) se ka zbuluar “vaksinën” se si të mbrojmë fëmijët nga propaganda radikale:

“Të studiojmë fenë ne shkolla laike”. Po institucionet fetare me çfarë merren?! Për pak sa nuk iu tha atyre përballë: Shikoni! Ju keni dështuar. Tani do Rilindni!.

Kur brenda një komuniteti nuk bien dakod për parimet e fesë (akuzojnë njeri-tjetrin për largim nga parimet) si mendon Naltgjatësia t’ia u ofrojë fëmijëve imazhin real dhe të drejtë të një feje në shkolla laike?! S’ka rrezik të marrin imazh të gabuar?!

Nuk i shkon në mendje Naltgjatësisë se ky mund të jetë edhe një transferim konflikti në institucione të tjera…?!

Share: