Home KRYESORE Si ateist besoj, Feja nuk është zgjidhja, por vetë problemi

Si ateist besoj, Feja nuk është zgjidhja, por vetë problemi

Nga Mentor Kikia

Gjithmonë kam besuar se paqëtimi mes besimeve fetare në Shqipëri nuk është genetike, apo produkt i ndonjë edukimi apo tolerance të trashëguar. Më shumë më duket si indiferentizëm. Gjithësesi, pavarësisht arsyes, ky është një realitet i mrekullueshëm.

Deklarata e kryeministri për të futur lëndën e mesimit fetar në shkollë, ashtu sic pritej, prodhoi shumë reaksion. Kjo, sepse nuk është e qartë, nëse në shkollë do të mësohet feja, pra predikimi, apo do të mësohet se çfarë është feja. Në qoftë e para, jemi para një gabimi historik, qoftë edhe ta mendosh. Në qoftë e dyta, një gjë pa zarar, që më e pakta që do të ndodhë, është se nuk do të prodhojë asgjësend. Unë nuk besoj fare që një libër në shkollë, me ca njohuri të përcipta, do të largojë njerëzit nga rruga e ekstremizmit. Nëse disa njerëz bëhen terrositë, kjo nuk ndodh sepse ata nuk kanë njohuri mbi fenë. As sepse janë tërësisht të varfër dhe pa shpresë. Sepse xhihadistë në Siri ka edhe fshatarë Librazhdi me 200 metra tokë, edhe qytetarë Londer dhe Rome.

Unë jam ateist dhe mendoj se kjo ndodh pasi problemi është vetë feja. Feja është sot argumenti mbi të cilin ngrihen luftrat më të përgjakshme në botë. Ndaj mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që shkollën te mos e ngatërrojmë me këtë punë.

Ekstremizmit shteti ti tregojë forcën e ligjit, duke mbyllur xhamitë-punishte ku Kurani lexohet si tu teket kriminelëve sharlatanë që bëjnë thirrje për gjak. Ndërsa fenë ta lëmë aty, në qetësinë e vet. Kush të dojë le të besojë, kush të dojë le të mësojë Bibël e Kuran, kush të dojë ti drejtohet Krishtit e kush Muhamedit.

Sa më larg fenë nga shteti, sa më larg nga politika, sa më parg nga shkolla, sa më larg nga kutitë e votimit. Këtë duhet të bëjmë sot e në të ardhmen.

Share: