Nga Jeta Tocila Shkurti
Narcisi, ishte djaloshi i bukur në mitologjinë greke me të cilin binin të gjithë në dashuri, por ai nuk ia hidhte sytë asnjërit prej tyre. Një ditë ai pa pasqyrimin e imazhit të tij në ujë dhe më në fund ra në dashuri me veten. Aq shumë i pëlqente vetja saqë nuk largohej nga liqeni derisa u mbyt aty, në mënyrë që të ishte sa më pranë imazhit të tij të bukur.
Nga miti në realitet
Për disa dekada narcisismi është njohur ndryshe si Magalomania ose egocentrizmi i rëndë. Në vitet ’70 u mendua të quhej crregullimi i personalitetit narcisist. Në jetën e përditshme apo në atë publike ne mund të hasim personalitete të tillë. Keni dëshirë të njiheni me tiparet e tyre? Lexoni më poshtë:
Si duken narcisistët sot ?
• Besojnë se janë më të mirë se të tjerët. I shohin njerëzit që i rrethojnë nga lart-poshtë.
• Fantazojnë rreth pushtetit, suksesit dhe fuqisë tërheqëse që kanë ndaj të tjerëve- e shohin veten si superheronj. Ata mund të mendojnë se meritojnë një vend të vecantë në histori, apo se të gjitha femrat/meshkujt dashurohen me të.
• Ekzagjerojnë arritjet dhe talentet e tyre-mund të thonë se do të ishin fitues të garave por për shkak të ndonjë pengese të jashtme nuk ka ndodhur. Mund ta shesin veten si ish-sportisë të zotë, gazetarë apo shkrimtarë të talentuar.
• Presin lëvdata dhe admirime të vazhdueshme nga njerëzit që kanë pas vetes, për veshjen që bie në sy, për fjalët që thonë..etj.
• Besojnë se janë specialë dhe sillen sikur të jenë dhurata e zotit për gratë/burrat/popullin e botën.
• Nuk i kuptojnë emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve dhe cuditen nga reagimet e tyre idiote.
• Presin që të tjerët të mbështetin idetë dhe planet e tyre.
• Përfitojnë prej të tjerëve, i përdorin ata, burimet e tyre.
• Përcmojnë njerëzit që janë në pozita inferiore, tallen me varfërinë apo hallet e tyre.
• Janë xhelozë ndaj atyre që fitojnë ndonjë cmim, që vlerësohen për dicka, i urrejnë dhe i mallkojnë.
• Besojnë se edhe të tjerët kanë xhelozi ndaj tyre, duke menduar se ata duan të jenë në vendin e tij, por ai e shet veten si të pazëvendësueshëm.
• Nuk mbajnë dot marrëdhënie intime të shëndetshme me dikë•
• Vendosin objektiva jorealiste- një ditë do jenë piktorë të shquar apo shkrimtarë të mëdhenj, apo do kenë biliona euro.
• Kanë vetë-vlerësim të brishtë
• Duken pa emocione dhe të ashpër.