Home KRYESORE Nje strategji te re per profilin e diplomatit shqiptar

Nje strategji te re per profilin e diplomatit shqiptar

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Diplomacia shqiptare eshte perballe sfidave te medha. Kohet e fundit jane rritur shume zerat kritik nga brenda dhe jashte ndaj saj. Nder to ka edhe zera racional dhe profesional qe lypet te konsiderohen seriozisht.

Kritikat perfshijne problematikat fqinjesore, veshtiresite e pakicave shqiptare perreth shtetit ame, stanjacioni ne bashkepunimin me BE dhe shtetet individuale te tij, imazhi nderkombetar dhe reputacioni i tronditur i vendit, dobesite e diplomacise publike, te metat serioze te diplomacise ekonomike, kapacitetet e dobeta negociuese dhe probleme te tjera te lidhura me to.

Roli e pesha e diplomacise kushtezohen nga vete permasat, fuqia dhe statusi nderkombetar i shtetit te cilin ajo perfaqeson.

Shtetet e vogla si Shqiperia kane permasa te vogla, fuqi te kufizuar dhe status mosperfilles ne politike-berjen dhe vendim-marrjen globale.

Pra, ne nje fare kuptimi diplomacia e shteteve te vogla nuk mbeshtetet dot nga permasat, fuqia dhe statusi nderkombetar i vete shtetit qe perfaqeson.

Nderkohe sfidat e shteteve te vogla jane shume te medha. Asimetria midis sfidave te medha dhe permasave, fuqise dhe statusit te kufizuar te shteteve te vogla ben te domosdoshme nje vemendje shume te madhe per diplomacine.

Anshtajni theksonte peshen e madhe qe ka diplomacia per shtetet e vogla. Ai vinte ne dukje qe sa me te vogla te jene shtetet aq me te mire duhet te kene diplomacine e tyre. Fuqia e diplomacise kompenson keshtu limitet e vete shtetit te vogel.

Kur flasim per diplomacine kemi parasysh vete diplomatin si ushtruesi i ketij profesioni. Gjate tranzicionit shqiptar eshte shperfillur ne menyre te papranueshme figura e diplomatit shqiptar.

Mungesa e statusit te qendrueshem, goditjet diletanteske te politikes, ndikimi i konfliktit te interesit, investimet e pakta kualifikuese e trajnuese, trajtimi i dobet financiar kane goditur shume rende establishmentin e diplomateve te karrieres.

Si pasoje sot perjetojme nje krize te thelle te kapaciteteve diplomatike te karrieres ne Shqiperi. Dhe kjo krize ndodh kur vendi ka nevoje me shume se kurre per diplomate te afte.

Kerkohet perpilimi i nje strategjie te re per krijimin e konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkekohore. Kjo strategji lypet te definoje qartesisht profilin e diplomatit shqiptar qe i lypet vendit ne kete milenuim.

Mendoj qe diplomati shqiptar lypet te kete aftesi komunikuese dhe oratori mbreselenese, te jete i arsimuar mire, njohes i thelle i historise dhe i filozofise politike, me formim dhe kulture enciklopedike, me vizion politik afatgjate, dinjitoz dhe i kujdesshem, me karakter te forte, mjeshter i miresjelljes se dukshme, i qendrueshem dhe me takt, imponues respekti me sjelljen dhe fizionomine e tij etiko-morale.

Kete profil diplomati kerkohet te formoje dhe te stabilizoje strategjia e re per kapacitetet e diplomateve shqiptar te karrieres.

Share: