Home KRYESORE OPOZITËS: O KAPUNI PËR KAUZA TË VËRTETA, O MBYLLNE ”DYQANIN”!

OPOZITËS: O KAPUNI PËR KAUZA TË VËRTETA, O MBYLLNE ”DYQANIN”!

Nga Fadil Maloku

1.Opozita, pa një konsistencë ideologjike (një profilizim në vija të trasha), pa një joshje ekzistenciale (një: platformë apo vizion social e ekonomik) pra, pa një synim dhe konsekuencë afatgjate, mos të shpresojë se do të mund ta bëjë ndryshimin në raport me qeverinë aktuale!

2.Opozita, duhet dosido ta flakë gjithqysh handikapin tjetër, që ka të bëjë me rotacionin e ekipit pra, figurave dhe fytyrave të (dështuara!) njëjta(!), që s’gëzojnë më karizëm të mjaftueshme politike! Asaj, i duhet urgjentisht një refresh në të gjitha nivelet, një “rekrutim” ekipor akademik e civil menaxherial që: dinë, mund dhe prodhon ide të lëna mënjanash…, e që janë interes i qytetarisë.

3.Opozita, në rast se dëshiron ta përmirësojë imazhin saj, patjetër që duhet (përveç: Asociacionit dhe Demarkacionit) të“ ngjizet” në KAUZAT E VËRTETA që kanë” të bëjnë me: “sovranitetin (e cunguar), pavarësinë (e reduktuar) dhe demokracinë (e munguar)”. I gjithë ky Projekt i rikthimit kah këto tri kauza, natyrisht kërkon mbështetje të miqve. Të cilëve, duhet shpjeguar ngadalë, por sigurt rëndësinë, peshën dhe nevojën që e kanë këto tri kauza në: sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe me gjerë…

Share: