Nga Zamira Cavo
“Pashallarët e kuq” jane kyetarët e partive shqiptare, të mëdha apo të vogla qofshin. Janë pashallarë në plot kuptimin e fjalës: ata zgjedhin, ata zgjidhen, ata pushtetojnë mbi cdo antarë dhe mbi cdo instrument demokracie.
Janë të “kuq” pasi nuk njohin gjë më të mirë se sa autoritarizmi, paraja, dhuna (në të gjitha format e saj), e mbi të gjitha; Demagogjia!
Kryetarët e partive shqiptare janë shëmbulli më banal se si nuk duhet të funksionojë një parti. Janë shembulli më i keq që mund ti jepet politikës. Janë burimi i gjithë antidemokratizmit dhe korrupsionit në Shqipëri!
Mjafton të analizoni njerin prej tyre për të kuptuar prodhimin e politikës “made in” Albania….
Z.C