Home KRYESORE Popullit gjithmonë ia kanë futur, jo vetëm në gojë…

Popullit gjithmonë ia kanë futur, jo vetëm në gojë…

Nga Mentor Kikia

Pashë sot në rrjetet sociale një zemërim të ligjshëm të shumë njerëzve, të njohur e të panjohur personalisht, por qytetarë aktivë. Ishin revoltuar jo vetëm me arrogancën e kryetarit të bashkisë së Lushnjes ndaj një gruajë hallexhije, të cilës i tha “ta fus portofolin në gojë”.

Reagimi lidhej me faktin se gruaja kishte ulur kokën dhe shkoi në zyren e kryetarit. Ai tha se nuk kishte tehen tamam ashtu dhe se kishte qene nervoz. Beri nje foto me gruan dhe ajo kishte ikur e lumtur.

Në fakt ulja e kokës nga njerëzit hallexhinj, para të pushtetshmit, është një sëmundje e vjetër. Populli është si ai qeni i rrahur, të cilin e zënë me shkelma, e pështyjnë, e shtyjnë, e përplasin, e zgërlaqin, dhe pastaj kur i hedhin një copë bukë ai të afrohet, të ledhaton këmbët, ti lëpin, pa pikë krenarie, pa pikë dinjiteti.

E di që do të thoni se halli dhe varfëria të zhveshin nga cdo lloj dinjiteti, të bëjnë leckë, halli të bën që atë që të rreh ta shikosh me admirim… Por mendoj se nuk është vetëm çeshtje varfërie kjo punë, duhet të jetë edhe punë geni.

Sepse, ashtu si tregtarja e Lushnjes apo shitësja e qepëve në Tiranë, kanë vepruar edhe disa ministra e deputetë. I rrahu Berisha me shikasit e tij në 1997, i gjakosi, i degjeneroi, i zhburrëroi, dhe ata sapo iu ofrua një post i harruan të gjitha dhe u bënë si kone lajkatare.

Mos u revoltoni miq, ndaj jemi kështu si jemi dhe këtu ku jemi, sepse jemi këta që jemi. Këtij populli gjithmonë ia kanë futur, jo vetëm në gojë…

Share: