Nga Artur Nura
Ceshtja e presidentit te Republikës ka filluar qe tani te diskutohet ne studio te ndryshme televizive dhe me sa duket edhe ne zyrat e politike-bërjes.
Duhet thëne se pavarësisht se këtij roli shtetëror qe duhet te jete mbi palët, i janë reduktuar mjaft kompetencat dhe pushteti, Ai mbetet shume i rendësishem politikisht per pushtet mbajtësit dhe per pushtet kërkuesit.
Performanca e presidentit aktual z. Bujar Nishani, zgjedhur me 50% + 1 te votave dhe kthimi i shume iniciativave ligjore te një shumice thuajse te cilësuar, i ka shtyre palët te fillojnë te bejne llogarite perkatese per kreun e shtetit.
Ne fakt, presidenti Nishani sapo ka kthyer ligjin e aprovuar ne parlamentin e kësaj shumice politike per RTSH, ku Ai i kujton parlamentareve se zgjedhja me shumice te thjeshte e drejtorit te Radio Televizionit Shqiptar do ta bente ketë institucion te mvarur nga shumica qeverise!
Edhe pse ne rastin e Nishanit kjo tingëllon deri qesharake kur kujtojmë se ky sugjerim vjen nga institucioni formalisht me i larte i shtetit dhe ku drejtuesi i tij është zgjedhur me shume qartazi te thjeshte, duket se shumica qeverise është e detyruar ta “përtype” një qasje te tille edhe per shkak te veshtiresive shume dimensionale me te cilat haset.
Kjo qasje e presidentit Nishani është duke u perseritur ne vazhdimësi! Vetem njëra nga ministret, njehere te vetme reagoi kundër presidentit qartazi “anti shumicës qeverisëse”, ajo, ministrja Ermonela Felaj shume shpejt u detyrua te tërhiqet!
Ne logjike te thjeshte, mund te mendohet se ndoshta kjo shumice qeverisëse po përgatitet ta lëshoje ketë institucion te shtetit opozitës se sotme? Pse jo! Praktikat e ngjashme nuk mungojnë dhe me domethënësja është ajo e ish presidentit Alfred Moisiu i cili gjate presidencës se tij ka mbajtur një qëndrim politik te cilin shumica e opinionit e kujton si shume te ekuilibruar me ata qe e propozuan, por edhe me ata qe e votuan te detyruar.
Ndërkohe situata politike e para zgjedhjes se presidentit te ri te Republikës duket dhe mund te jete e ngjashme me periudhën e zgjedhjes se presidentit Moisiu, ndaj dhe duhet bere analiza e duhur ne mënyre krahasuese.
Ne fakt pa teori absolute, mund te them se ne te gjitha eksperiencat e mia Mediatike, me rezulton qe shumica e opinionit ka perceptimin qe presidenti aktual Nishani nuk e ka qene ne lartesine e detyrës ashtu si presidenti Moisiu dhe ne këto performanca nuk mund te injorohen situatat politike te cilat cuan ne zgjedhjen e tyre.
Duke ju referuar analizës se mësipërme dhe duke shtuar qe gjasat janë qe te shkohet ne një situate te ngjashme politike me para zgjedhjen e presidentit Alfred Moisiu, duhet thëne se opozitës se sotme i duhet një person i ngjashëm politik me te dhe nuk ka pse te lodhet.
Sigurisht qe do ketë zëra per qëndrimin e z. Nishani…, por doktor Halim Kosova do te ishte kandidatura me e mire e cila do pranohej edhe nga shumica qeverisëse per ta pasur president te ardhshëm te Republikës, por per me tepër edhe njerëzit qe dëshirojnë prej kohesh te votojnë per Presidentin e Republikës, edhe pa e votuar do te mbeteshin te kënaqur.
Doktor Halim Kosova, vertete qe ka kandiduar per kryetar i bashkisë se kryeqytetit dhe humbi, por ai u gjet si zgjedhja me e mire e ish shumicës qeverise te rraskapitur dhe per te humbur me dinjitet.
Ne fakt, Halim Kosova edhe ne ate gare elektorale lokale qëndroi ne staturen e politikes te mosperbaltjes se kundërshtarit dhe ja doli me dinjitetin e statures se Qytetarit i cili është mbi palët dhe vete palët, pra me staturen e nje presidenti te mirëfillte republike.
Nese realizohet ose jo, ky zhvillim politik shume pozitiv kjo do te mvaret nga statura qytetare ose jo, e Politikes shqiptare!