Home KRYESORE Rama në Washington: Në çdo sfidë jemi në krah të SHBA-së

Rama në Washington: Në çdo sfidë jemi në krah të SHBA-së

Kryeministri Edi Rama dhe Gjeneral Bradley A. Becker, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane së Distriktit Ushtarak të Washingtonit kanë marrë pjesë në një ceremonie nderi të Forcave të Armatosura ku kanë vendosur kurora me lule në varrin e ushtarit të panjohur në Arlington të Varrezave Kombëtare.

Në këtë ceremoni, që u mbajt në nder të vizitës zyrtare të Kryeministrit në Shtetet e Bashkuara Rama tha se, ky është një emocion i fortë, një vend unik, një moment krenarie si Kryeministër i Shqipërisë.

“Jam thellësisht i prekur nga këto homazhe dhe solemniteti i jashtëzakonshëm i një ceremonie të tillë. Sigurisht jam krenar që si Kryeministër i Shqipërisë me jepet mundësia që përmes kësaj pjese të vizitës sonë zyrtare në Uashington të dëshmojmë respektin më të thellë për heronjtë e këtij vendi të madh dhe njëkohësisht, përmes kësaj dëshmie të rikonfirmojmë miqësinë, partneritetin dhe sigurisht, gatishmërinë tonë për të qenë në krah të SHBA në çdo sfidë të përbashkët, si anëtarë të NATO-s dhe si partnerë strategjikë,” – ishte përjetimi i Kryeministrit Rama pas homazheve, në një nga çastet më të ndjera të ditës.

Share: