Home KRYESORE Cili nga Trumpet eshte me i mire?

Cili nga Trumpet eshte me i mire?

Nga Klodian Tomorri

I pari ai origjinali e ka pasurine 4 miliarde dollare. E ka te gjithen fale punes se vete, merites dhe bizneseve qe ka ngritur. Ka tre djem. Donaldin, Erick-un dhe Baronin. Por asnjeri nder ta nuk vesh syze 50 mije dollareshe.

I dyti thote se ka 3 mije euro gjithsej. Ska bere asgje ne jete pervecse ka jetuar me parate e taksapaguesve. Por mediat lart e poshte thone se djali i tij mban Maybach 60 mije euro.

E bukura eshte se i dyti akuzon te parin se eshte turpi i civilizimit tone. E dhimbshme e dhimbshme.

Edhe nese kjo nuk eshte e vertete, ka nje te vertete tjeter. Te provuar. Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote ku zyrtaret, te cilet nuk kane punuar asnje dite ne sektorin privat i bejne karshillik njeri tjetrit se kush e ka oren me te shtrenjte, kostumin me te mire, kollaren me firmato.

Po pse duhet qe ne nje vend ku gjysma e njerezve jeton me me pak se 5 dollare ne dite (ne PPP se ne para fizike jane me pak se 3 dollare ne dite) ti besh karshillik popullit tend ne kete forme.

Po ja pra. Ky eshte turpi i qyteterimit tone, jo ai atje. Ai mund te jete ekstremist, dhe mund te kete shume gjera negative. Por nje gje nuk e ka. Nuk e ka vjedhur popullin e tij. Kjo pra eshte pyetja. Cili nga Trumpet eshte me mire?

Share: