Home KRYESORE Rama nuk ka thëne asgjë te gabuar per Donald Trumpin.

Rama nuk ka thëne asgjë te gabuar per Donald Trumpin.

Nga Ada Heqimi

Kryeministri Edi Rama nuk ka thene asgje te gabuar per Donald Trumpin. Ai ka thene ate qe mendojne pjesa e publikut amerikan, qe nuk e ka votuar manjatin. Sipas tyre ai eshte jashte binareve te diplomacise dhe politikes te ndjekur deri tani nga SHBA.

Rama, po njesoj si shume lidere dhe vezhgues boterore, analiste politike, demokrate dhe shume republikane te vjeter e te rinj, qe e shohin si shqetesim per Partine e Madhe te Vjeter (GOP) Donald Trumpin ka shprehur mendimin e tij “per cka do ti shkonte per shtat SHBA”, ne syte e aleateve dhe ketu nuk ka asgje per t’u lakuar kaq shume.

Donald Trump eshte votuar deri tani ne zgjedhjet paraprake, por edhe Partia e tij, te ciles i perket, duke llogaritur edhe luhatjet e treguara prej tij ne debate (per te kandiduar i vetem) po perpiqet te kete planin e eleminimit te tij nga gara e Nentorit. Ai nuk eshte votuar President dhe Kryeministri shqiptar nuk ka bere asnje gabim duke thene ate qe mendon, ne fakt nuk eshte i vetem, per kete etape te fushates ne SHBA.

Gazetari Richard Quest eshte nje prej te preferuarve te mi, per menyren krejt te vecante dhe pa “diplomatic nicities” (klishe diplomatike) dhe me menyren e drejtperdrejte te pyetjeve, duke menduar per publikun dhe jo qoken e rastit.

Nuk eshte aspak kjo pyetje qe e ve ne veshtiresi Kryeministrin, eshte ajo e kandidimit te Donald Trumpit nga Partia e tij, (te ciles, shpeshhere i eshte dashur te distancohet nga qendrimet e tij) dhe pergjigjia eshte e duhura. Ashtu si cdo lider, edhe Trumpi duhet te mbaje premtimet:

“Te ndertoje mure te larte mospranimi dhe izolimi”?

Pse e tille eshte historia e Amerikes qe e beri ate vendin e madh te vlerave dhe bashkejeteses mes popujve te ndryshem, kulturave dhe besimeve?

Leksioni i mbajtjes se premtimeve te fushates, qe jep Kryeministri duhet te jete i mesuar mire prej tij. (Ketu nis nje debat tjeter, qe sa shkeputet aq lidhet me deklaraten e tij per Trumpin) te jem korrekte.

ada heqimiE fundit, ajo qe sme duket me gazetari, por nje stil i njohur flirtimi: “Kujdes, mos flit se neser ky mund te jete shefi yt, hesht dhe mbyte zerin e mendjes se ky mund te jete neser eprori yt, ne rastin e Trumpit, (nese ai nominohet dhe behet President), hesht se do ia kesh nevojen, nuk percjellin asnje vlere apo moral.

Me vjen me shume keq per ata, qe jane stepur, megjithese ne gazetari. Misioni i ketij profesioni, ia kujtoj dhe vetes, eshte zbulimi i fakteve dhe hapja e rruges drejt se vertetes, pa asnje kompromis

Share: