Home KRYESORE Rrëfimi… (pjesa e pare)

Rrëfimi… (pjesa e pare)

Nga Ba/Ma Phil Blerta Haxhiaj

Pak para se të niste sundimi viktorian, ishte e lejuar pakës një shfrenim i pahijeshisë, tolerances, lakuriqësisë të shfrenuar, mbulesa absurde dhe hipokrite kishte pllakosur gjërë e gjatë një memeceri në fushën e seksualitetit, gjuha e mbytur nga borgjezia viktoriane ben që domenin e vet jo vetëm ta sundojë por edhe t’a ndeshkojë. “Rreth seksit s’ka më fjalë, gjuha hesht. Çifti dhe pjelloria zyrtare bëjnë ligjin. Çifti tashmë përbën një model, cakton normën, mishëron të vërtetën, ruan të drejtën e fjalës gjithë duke vendosur parimet e sekretit.“. Namuzi viktorian e përndjek, shtypë dhe kërkon ta zhdukë atë, duke urdhëruar heshtjen, pohon mosekzistencen dhe deklaron se nuk ka asgjë për tu përceptuar në këtë fushë, rrethngushtimi e anomalive të seksit sipas këtij namuzi të errët, bënte që shtepitë e qejfit dhe shtepitë e mjekimit fshehurazi të kishin hapësiren e tyre për të folur dhe praktikuar, kudo tjetër ishte në fuqi dekreti për ndalim heshtje dhe mosekzistence. Linguistika seksuale del në pah me anë të Freud-it, përderisa ishte e ndaluar të flisnim për seksin vallë nuk duhet ta zbatojmë atë. Freud-it, i cili bëri një bujë të madhe me mveshjen e seksualitetit tek fëmijeve, duke i’u atribuar atyre një seksualitet të paster naiv, kjo që e bëri atë një psikoanalist vjenez me emër përveç psikoanalizës, gjë që në atë kohë fëmija konsiderohej një krijesë e pastër pa mëkate ishte me të vërtetë nje krijese seksuale e pastër naïve dhe e çilter.

Foucault referon se qysh nga epoka klasike shtypja ka qënë forma më themelore e lidhjes mes pushtetit, dijes dhe seksualitetit, normat shtypëse borgjeze bëjnë që kronika e seksualitetit të bëhet pjesë e ceremonisë të prodhimit, por nëse seksi ka qënë aq i shtypur me një vullnet aq të madh është si pasojë e mospërputhjes së tij me proçesin e vënies të përgjithshme të shoqërisë në punë, ku nga fuqia punëtore kërkohej shfrytëzimi i saj duke mos i lënë të zhgërdhehen në llumin e kënaqësive, por këtë ta shikojnë vetëm me syrin e riprodhimit, legjitimimi i plotë i kësaj kauze në aspektin e ligjërimit kërkon një kthim mbrapa në gjurmët e turpeve arkaike, përderisa as nuk shprehet dhe si pasojë kur nuk shprehet as nuk dëgjohet. Shtypja gjuhësore seksuale – referon Foucault – ndalimi, heshtja, mosekzistenca merr pamjen e një shkelje të vetëdijshme, ligjërimi mbi seksin negohet totalisht censura e fjalës e vendosur nga pushteti, që në ditët e sotme duket shumë paradoksale, ku ligjërimi mbi seksin të mohohet plotësisht. Ardhmëria e saj duket më prominente për faktin se kronologjia subjektive tregon se çdo gjë e ka momentin e vet për tu shfaqur. Polidyzimi i zjarrmisë së dijes, shpresës për vendin e kënaqësive dhe vullnetit për të ndryshuar ligjet ushqen në një orgji linguistike e të të folurit për seksin duke menduar për idenë e shtypjes “Sipas ketyre interpretimeve, ‘qe nga koha klasike, mneyra themelore e lidhjes midis pushtetit, dijes dhe seksualitetit’ ishte shtypja”. (Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”

Pjesa e dyte ketu

Share: