Home KRYESORE Rrofshin popujt, rrofte demokracia!

Rrofshin popujt, rrofte demokracia!

Nga Luan Kurti

Kriza ekonomike eshte shnderruar ne krize besimi, cka perkthehet ne krize vlerash dhe te vete sistemit.

Perpjekja e Perendimoreve per t’i dale perpara se keqes eshte e vonuar dhe e kushtezuar nga zhvillimet gjeopolitike ne pjese te ndryshme te globit.

Lufta e ftohte e dikurshme po shfaqet nen nje petk te ri, ku palet e sulmojne njera tjetren nga e njejta llogore, me te njejtat referenca, me akuzat per terrorizem shteteror dhe sjellje me dy standarde.

Ka nje kohezion, nje solidaritet te heshtur nga te gjithe autokratet e rinj, protektoret oligarke metastaza te regjimeve ish- komuniste per te ruajtur statuskuone.

Centralizmi I dikurshem tani kryhet nepermjet shtreses se oligarkise, nepermjet ligjesh, kushtetutash ne dukje moderne; jo nepermjet propagandimit te ideve, por te pamundesise per t’i artikuluar ato.

Rrofshin popujt, rroftë demokracia!

Share: