Natalia Pelevina, aktivistja ruse që u përfshi në skandalin e seksit nuk ka dyshime se përgjegjës për zbulimin e aferës së saj me ish-kryeministrin e Rusisë është Vladimir Putin.
Një video regjistruar pa dijeni e saj dhe te Mikhail Kasyanov i paraqet ata në skena intime seksi dhe biseda tjera private.
Pelevina është e bindur se shërbimet sekrete ruse planifikuan filmimin e videos. -“Duhet të jetë Putin. Nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Pelevina për CBC.