Home KRYESORE Sherr në Kuvend, Paloka tenton të ​godasë Braçen

Sherr në Kuvend, Paloka tenton të ​godasë Braçen

Situata në seancën e sotme parlamentare ka degjeneruar gati deri ne dhune fizike, teksa deputetë demokratë kanë tentuar të godasin deputetin socialist, Erjon Braçe.

Deputeti Brace, morri fjalën dhe nga foltorja e parlamentit po i përgjigjej akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin.

Teksa fliste, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani iu drejtua Braçës: Pusho o këlysh kone dhe Brace ju drejtua tre here Ristani duke i thene: Po Buce, po, Buce, Buce…

Pasi Braçe ia ktheu ish kryeministrit: Pusho plak matuf! dhe duke i thene edhe flet si qen…, Paloka është ngrituar nga karrigia ku ishte ulur dhe u drejtua për te foltorja e Parlamentit, ku edhe ka tentuar të ketë një kontakt fizik me deputetin socialist.

Sapo u pa që situata po tensionohej, shërbimi i sigurimit të parlamentit dhe shërbime të Gardës së Republikës nxorrën gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit dhe fikën kamerat.

Në këtë kohë, kryeparlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën. Pas 5 minutash, seanca rifilloi sërish dhe kamerat u rikthyen të xhironin, por nuk zgjati shumë dhe situata u rindëz sërish.

Deputeti demokrat Roland Keta tentoi të godasë deputetin Erjon Braçe. Për të dytën herë brenda pak minutash, parlamenti u ndërpreu sërish kamerat u ndaluan të filmonin dhe u desh edhe një herë ndërhyrja e forcave të sigurisë.

Share: