Duket se aktori Bruno Shllaku, i pagëzuar nga socialistët si “shoku Bruno”, i ka sjellë fat Edi Ramës me anëtarësimin e tij në PS.
Në fakt, në Qarkun e Shkodrës, “Po”-ja e socialistëve shkodranë për Edi Ramën ka qenë thuajse e plotë, me 98.4% të votave pro.
Duhet theksuar se vetëm në Malësinë e Madhe, anëtarët socialistë kanë votuar në masën 99% “Po” Ramës.
Sikurse vlen të theksohet se kryesisht në rajonet e Veriut, Rama është votuar më fort, të cilat kanë lënë pas në shifra edhe bastionet historike të të majtëve.
Shkodra ndiqet nga Kukësi me 97.5%, Dibra 97.2%, Durrësi 96.8% dhe Fieri me 96.3%.
Në Elbasan, Rama është votuar nga 95.9% e anëtarësisë, në Lezha nga 95%, në Berat nga 94.6% si dhe në Gjirokastër nga 94.5% e anëtarëve socialistë
Qarku i Vlorës, ku Edi Rama është zgjedhur deputet si i pari i listës shumë-emërore të Partisë Socialiste, hyn te qarqet që ka votuar më pak për Edi Ramën.
“Po” Edi Ramës kryetar të PS kanë votuar 93,4% e anëtarësisë që mori pjesë në votim.
Dy qarqet e fundit që kanë votuar më pak Ramën, janë Korça me 93.1% dhe Tirana me 93% e socialistëve.
Përveç regjimeve totalitare, partitë politike në Shqipëri, janë të vetmet shembuj të gjallë në Evropën demokratike, që mburren për këto “arritje”…/Mapo.Al