Home KRYESORE Sot mos u anko! Fillo e hidh gur themelin e parë…

Sot mos u anko! Fillo e hidh gur themelin e parë…

Nga Dom Gjergji

Në çdo epokë njerëzit janë ankuar për të tashmen, duke himnizuar të kaluarën, por në të njëjtën kohë harronin se po ngjiznin të kaluarën. Mendoni pak pse u dënua Sokrati. Sepse po “degjeneronte” rininë me mësimet e tij.

Kështu mesjeta ka lëvduar mijëvjeçarin e parë e po ashtu ne sot themi se nuk ka më art e muzikë si në mesjetë. Secili nga ne lëvdon kohën e etërve dhe gjyshërve të tij duke thënë: ata ishin burra, sot nuk ka më si ata; nuk janë më fëmijët e dikurshëm e kështu u vrasim fëmijërinë këtyre të sotshmëve. Nuk janë më të rinjtë e dikurshëm e shkurajojmë të rinjtë e sotshëm.

Kjo më bën të mendoj se sa kohë humbim ne njerëzit duke anatemuar të tashmen e duke hozanuar të kaluarën. Dua të jem nga ata që sot punoj, tani, në këtë moment ndërtoj për të jetuar unë e për t’u lënë diçka atyre që vijnë, por jo gjithçka se edhe ata duhet të ndërtojnë…

Sot mos u anko! Fillo e hidh gur themelin e parë…

Share: