Kuvendi i të Rinjve të Kosovës nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën rinore nga Shqipëria, quhet Klubi i Patriotëve të Rinj – KPR.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në ambientet e objektit të Kuvendit të Kosovës dhe synon thellimin e bashkëpunimit mes të rinjve të Shqipërisë me të rinjtë e Kosovës. Marrëveshja mes Kuvendit të të Rinjve të Kosovës dhe të rinjtë të PDIU është nënshkruar në praninë e deputetit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica si dhe drejtorit të departamentit të rinisë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Xhevat Bajrami.
Klubi i Patriotëve të Rinj përfaqësohej nga kryetari Albano Idrizi, nënkryetarja dhe kordinatorja e aktiviteteve Anjeza Çallpani, sekretari per ceshtjet ekonomike në PDIU Ermal Telha dhe aktivisti rinor Marjon Gorica.