Home KRYESORE Terroristet e Belgjikes shenjestrat ne Central Berthamor Gjerman

Terroristet e Belgjikes shenjestrat ne Central Berthamor Gjerman

Një central bërthamor gjerman ka qenë në shënjestër të terroristëve të përfshirë në masakrën e Parisit dhe Brukselit.

Salah Abdeslam po informohej për një stabiliment të Juelich Renania në Vestfalinë veriore, ku kishte artikuj të printuar në internet dhe foto të presidentit të Cda, Volfgang Marquardt.

Te pakten kështu kanë raportuar mediat belge duke cituar informacione të shpërndara nga gazetat gjermane Redaktionsnetzwerk Deutschland (Rnd).

Sipas gazetave, përgjegjësi i sigurisë së brendshme gjermane, Hans-Georg Maassen ka informuar disa anëtarë të organit të kontrollit të Bundestagut për këtë zbulim në banesën e Salah në lagjen e famshme tashmë Molenbek.

Lajmi, shkruan akoma shtypi, ka ardhur nga burime të Komisionit Parlamentar nga shërbimet sekrete dhe antiterrorizmi./Dita.al

Share: