Nga Jeta Tocila Shkurti*
Psikologët ligjorë kanë evidentuar 3 tipe fëmijësh që kryejnë paricide (vrasjen e prindërve). I pari është fëmija I abuzuar, tjetri është fëmija me probleme të shëndetit mendor dhe I treti është fëmija antisocial.
Por shumica e fëmijëve që vrasin prindërit janë ata që kanë qenë dhunuar sistematikisht prej tyre. Rastet kanë treguar se ata nuk kanë mundur të tolerojnë dot më situatën e krijuar në shtëpi. Këta fëmijë janë abuzuar psikologjikisht nga prindërit dhe shpesh kanë vuajtur abuzime fizike, seksuale dhe verbale dhe kanë qenë dëshmitarë të dhunës në familje edhe ndaj anëtarëve të tjerë.
Këta nuk kanë histori sjelljesh kriminale apo nuk kanë qenë të sofistikuar në aktin kriminal. Për ata, vrasja përfaqëson një akt dëshpërimi, si e vetmja rrugë për të shpëtuar nga situata e krijuar në familje.
Zakonisht këta fëmijë kanë vuajtur prej alkoolizmit të prindërve dhe ndjejnë keqardhje dhe dhimbje për cfarë kanë bërë. Ndërsa në situata divorci fëmijët mbajnë anën e prindit të dhunuar ose atij që vuan më shumë. Në këto kushte, vihet re shfaqja e sjelljeve mbrojtëse ekstreme ndaj nënës nga ana e djemve të rritur tashmë.
* Autorja eshte eksperte e psikologjise se femijeve