Home KRYESORE The Panama Paper-Lufta e titaneve te shekullit

The Panama Paper-Lufta e titaneve te shekullit

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

The Panama Paper” duket te jete sfida me e madhe e postmodernizmit. Po ndeshen titanet e mileniumit te ri. Keto titane jane: politika, media, shoqeria, bankat.

Politika

Prej mijra vitesh lideret e mjaft vendeve dhe popujve kane abuzuar me financat publike. Qe nga evazioni fiskal, fshehja e aseteve e deri te korrupsioni dhe aferat kriminale. Mijra institucione, ligje dhe instrumenta juridik, financiar dhe bankar jane krijuar per te mbuluar keto afera korruptive dhe kriminale.

Media

Ne historine moderne media eshte definuar si ” pushteti i katert”. Diku nen trusni politike, diku e manipuluar nga pushteti e parate, diku e kercenuar cdo dite dhe diku gjetke e lire dhe e paepur, media po ngrihet si pushteti pa kufij, pararendese e globalizmit.

Shoqeria

Shoqeria e sotme boterore, e percare apo kohezive, aktive apo e terhequr, e uniformizuar apo e diversifikuar duket se po tejkalon kufijte politike dhe ato te mendimit. E ushqyer nga rrjetet sociale, bota e sotme po krijon shoqerine universale dhe qytetarin global.

Bankat

Bankat linden si organizime fajdexhinjsh prej shekujsh. Ne kohet e kapitalit dhe ekonomise se lire bankat u modernizuan, duke u bere motorret me te fuqishem te ekonomise boterore. Mirepo ne thelb bankat ngelen te mbyllura, konservative, rigjide ndaj cdo lloj nderhyrje nga jashte. Nese ne burgje prangosen njerez. Ne banka prangosen para. Por nese njeriu ne burg humbet lirine. Parate ne banke fitojne lirine. Ketu dicka nuk shkon.

The Panama Paper

Ne megaskandalin me te madh te historise postmoderne do ndeshen keto kater titane: politika, media, shoqeria dhe bankat. Politika do vetesfidohet midis te se keqes dhe te mires, midis joshjes dhe moralit, midis territ dhe transparences. Media do luftoje si sandvic midis politikes dhe shoqerise, duke u perpjekur te dobesoje te paren dhe te fuqizije te dyten. Bankat do hezitojne midis shterngimit te kasafortave dhe liberalizimit te ligjeve diskrete.

Do jete beteje unike, e gjate dhe e veshtire. Titani ose titanet qe do fitojne kete beteje do vihen ne krye te rendit te ri boteror. Nje rend shume i ndryshem nga ato qe njohim deri sot. I sigurt eshte fakti se bota do jete me e mire, me e lire, me demokratike, me e pasur dhe me e lumtur.

Share: