Home KRYESORE Veliaj: Nishani, i vetmi me vilë në park e eskortë në pedonale

Veliaj: Nishani, i vetmi me vilë në park e eskortë në pedonale

Pas takimit të Presidentit Bujar Nishani me një përfaqësi të shoqërisë civile mbi ndërtimin e këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial, ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në një postim të tijin në twiter, Veliaj shkruan: “Bota ka pare Kryetar Bashkie te doje te behet President, por president te behet kryetar bashkie vec Tirana po sheh! Sa turp qe do t’u prishe parkun femijeve! Z. Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale,”

“Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President”,përfundoi Veliaj.

Share: