Home KRYESORE Vlerësimi negativ i progresit te medias ne Shqipëri!

Vlerësimi negativ i progresit te medias ne Shqipëri!

Nga Besnik Aliaj

Trishtim per vleresimin negativ te progresit te medias ne Shqiperi! Jemi te fundit ne rajon! Madje kemi bere madje shkalle pas! Natyrisht kjo eshte produkt i kontekstit social-politik te krijuar ne vend …

Por me duhet te them se disa aktore te shoqerise civile, intelektuale te pavarur apo akademike e njerez te lire, madje dhe opozita e paralajmeruan kete situate, sidomos ne rastin e protestave te parkut, ceshtjeve urbanistiko-mjedisore te parkimeve, sheshit Skenderbej, stadiumit kombetar, apo te taksimit arbitrar te sipermarrjes dhe familjeve ne Tirane, zgjedhjeve ne universitete, etj.

Media per fat te keq ka braktisur njerezit dhe ndjek nga pas politikën ne bulevard … Mjaft media dhe gazetare jane bere njesh me interesat oligarkike te pronareve dhe abandonuan te verteten dhe interesin publik.

Por natyrisht kishte dhe ka ende damare konstruktive dhe me dinjitet ne media qe japin shprese se media ne Shqiperi ende nuk eshte humbur teresisht. Ndaj le te shpresojme ne nje reformim qofte edhe te vonuar!

Share: