Home KRYESORE Kujtime vjeshte…

Kujtime vjeshte…

Nga Dritana Hamollari

Kujtime vjeshte…
E butë duket përkedhelja e vjeshtës,
Teksa era të pushpuris flokët dalëngadalë,
Të qetë duken njerëzit tek ecin,
A ndihet vetëm zhurma e gjetheve vallë?

Sa prekës duket ajri tekanjoz,
Sa ëmbelsues ndjenja trime,
Sa bukur lidhen fjalët lumturore,
Veç pemët kanë harruar të bëjnë hije.

Të dridhet zemra tek dëgjon një tring,
Me mendje shkon në një tjetër botë,
E strukur rishtaz midis kujtimeve,
Kjo vjeshtë e pikturon gjithmonë.

 

Share: