Home KRYESORE “Forca Rinia” takim organizativ në Korçë

“Forca Rinia” takim organizativ në Korçë

“Forca Rinia” sot u ndal në qytetin e bukur të Korçës ku kjo parti është përqafuar që në ditët e para dhe numëron qindra anëtarë e simpatizantë. Të rinjtë e qytetarët korçarë, ndanë me Kryetarin e Partisë Forca Rinia z.Dritan Broka shqetësimet e tyre. Ajo çka i shqetëson më së shumti ata është niveli i lartë i papunësisë dhe varfëria. Të rinjtë e Korçës bënë propozimet e tyre duke shtuar kështu një faqe të re në programin politik të “Forca Rinia”, e para parti që do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me një program të hartuar nga vetë qytetarët.

Sipas korçarëve, në qytetin e tyre është investuar në pamje por jo sa duhet në gjendje. Sipas korçarëve, qytetit të tyre u mungon një frymë e re e cila kupton më së miri se çfarë i nevojitet djemve dhe vajzave, që t’i lehtësojë atyre mundësinë e studimit, t’i gjenerojë vende pune dhe hapësira angazhimi në fusha të ndryshme. Vetëm parku e kafenetë nuk mjaftojnë.

Kryetarit të “Forca Rinia” z.Dritan Broka në fjalën e mbajtur u shpreh në mbështetje dhe në të njëjtën vije politike me qëndrimet e përfaqësuesve të SHBA dhe Be. “I bëj thirrje politikës shqiptare, të dëgjoj këshillat e aleatëve të mëdhenj sepse propozimet e tyre, janë për demokratizimin e Shqipërisë, ata kanë qëllime dashamirëse” theksoi Dritan Broka.

Të rinj të anëtarsuar më parë në parti të ndryshme, ju bashkuan “Forca Rinia”, sepse sipas deklaratave të tyre, është e vetmja forcë e pastër moralisht e idelogjikisht.

Ky tur do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. “Shqipëria me të rinjtë” është pari program politik nga rinia. “Forca Rinia” është partia e parë me një program politik të shkruar nga të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë.

Share: