Nga Skender Braka
I bukuri det
Perëndia ime e vogël zëmërake.
Oazi i ëndrrave të mia të vdekura.
Oshëtima jote thyen heshtjen e vjedhur të shekujve
bashk me zemërimin e pamëshirshëm të kusarëve.
Prej mushkrive të tua të kripura
zgjohet rënkimi i thellë i mureve të gurta.
Retë e larta rrëzohen prej qiellit të pafund
për të rikthyer zbukurimet e perëndimeve të purpurta.
Ti njom këmbët e kalasë dhe rrënjët e bimëve
ushqen me mushtin tënd shekullor.
Valëzimi yt orienton velat e anijeve të humbura
dhe shkund degët e palmishteve të djegura.
Çdo ditë të shoh që vjen prej shtigjeve oqeanike.
Trandafilat e tu të gjelbërt plot dregëza
petalet shkundin mbi tokën e zbruajtur.
Me sytë e ujshëm ti ndez dhe gjallëron zemrat
Si një nën e mirë, me duartë e ashpëra,
farërat e shëndetshme shpërndan
brigjeve të tua të përvuajtura
Unë të përshëndes, i bukuri deti im.
Të përshëndes çdo ditë…
çdo ditë.. çdo ditë….