Home KRYESORE JA KY ËSHTË FRONI YNË

JA KY ËSHTË FRONI YNË

Nga Ariana Bytyçi

E dua një mashkull,
Që di të më dojë,
Një të tillë që di të shkruajë,
Një që di të të lexojë,
Edhe ku shpirti im
Është papirus hieroglifesh.

Dua një mashkull që përdor copëza letre,
Që i mbush me shkronja,
Me fragmente,
Me plot ndjenja e dashuri,
Që di të më shkruajë edhe poezi,
Natën hyjnore nën qiellin e praruar.

Dua një mashkull,
Që më dërgon mes yjesh,
Që më mbyt në valët e dashurisë,
Që më lë të bie në gjunjë,
Të mbytem përsëri
Dhe të them e krisur:
Ja ky është froni im,
Aty jemi vetëm ne të dy,
Katër bëjnë,
Me dy zemrat tona,
Tërë ditën
Dhe kur fillojnë netët e vona

Share: