Home KRYESORE Letër Shukriut

Letër Shukriut

Nga Syrja Kurti

I dashur Shukri!
Të kërkoj ndjesë që po të shkruaj këtë letër që në pikë të mëngjesit.Ty ndoshta të kanë shkruar shumë dhe akoma më shumë ta kanë përmendur emrin këto ditë.Punë e madhe se të përmendin për keq.Neroni dogji Romën dhe i mbeti emri në histori, kurse ti nga pamundësia për të djegur Dibrën gjete këtë mënyrën tjetër për tu bërë i famshëm.Dhe të jap të drejtë, ishte e vetmja mënyrë për tu përmendur emri yt i nderuar i ardhur diku nga stepat e Anadollit me hordhitë selçuke.Kjo nuk do të thotë qe ti je anadollak , vetëm emrin ke të tille.Dhe nëse dikush thotë ndonje gjë më shumë , mjafton të shohë CV-në tënde të pasur.Mund të thonë gojët e këqija që ti nuk e ke merituar postin sepse vetëm ca vjet pune ke pasur në shtet si inspektor i niveleve të ulëta dhe nuk je shquar kurrë per profesionalizëm.Por une të besoj ty dhe jo atyre.Sepse në CV-në tënde , ti shkruan që ke aftësi organizative dhe une të besoj.Besoj në vlerat dhe në aftësitë e tua.Ashtu siç besuan dhe ata që të vunë dhe të votuan.Të parët nuk e di pse të besuan. Por gjithashtu nuk di pse të vonuan ata të dytët, njerëzit.Ndoshta besimin ia shtove ti me thasët me miell dhe me paratë e shpërndara.Do thotë ndonjëri që ti e dhjeve Shukri por unë do e kundërshtoja fort.Madje edhe ti vetë duhet ta kundërshtosh.Sepse tani të dhjerë janë ata që të vunë dhe të votuan.Sepse ti nuk ke faj.Ti përmend në video që bëje seks dhe me një vartëse tjetër tënden por kjo nuk do të thotë asgjë.Është “trendy “ i kohës i dashur.Dhe ti mund të përmendësh shumë të tjerë.Prej 25 vjetësh herë me zë dhe figurë, herë në shkrime dhe herë nën zë, kemi parë , dëgjuar dhe lexuar shumë.Për të gjithë llojet , ngjyrat dhe profesionet.Ti je vetëm një nga ata, madje qëndron në shkallaren e fundit sepse ata të tjerët nuk do të kishin pritur dhe nuk do të kishin duruar kaq gjatë sa durove ti.Ti je burrë i mirë Shukri se në fund të fundit ti bëre një të mirë , punesove dike por askush nuk të kupton.Ti për një vrimë fute një njeri në punë por ata të tjerët, kane pushuar nga puna, kanë shtrënguar dhe penalizuar shumë femra të këtij vendi për atë vrimën.Por ti u kape Shukri dhe një proverbë e vjetër thotë”kush kalë kapet, shin lëmin”.Dhe tani të gjithë ata, perversët, bastardët, përdhunuesit dhe maskarenjtë e tjerë të çdo lloji të janë vërsulur ty.Je ti delja e zezë.Ata e gjetën viktimën i dashur dhe të gjithë pisllëkun e tyre tani po ta hedhin ty.Sepse ti i mbytur që i mbytur je, kështu që nuk ka rëndësi se po të hedhin edhe ca baltë më shumë.Pastaj ti e di, por edhe ata e dinë që këtu bëhet”sikur”.Bëhet gjasme Shukri.Kështu që mos u mërzit.Do merren disa ditë me ty derisa të dalë ndonjë gjë tjetër dhe të gjithë do të harrojnë, ose do të bëjnë sikur të harrojnë.Pastaj kur këto të kalojnë, ti mund të bëhesh analist dhe të dalesh të flasësh nëpër studio televizive për çdo gjë të këtij planeti.Nëse vendet e analistëve do të jenë zënë nga zotërinj të tjerë me të shquar se ty në fushën e ligësise dhe të idiotësisë, te garantoj që në studio ndonjëherë do të ftojnë.Nuk do të lenë pa ftuar.Madje e vëmë edhe me bast po deshe.Sepse i kane ftuar të gjithë, kështu që për ty nuk do të bëjnë përjashtim.

Tani më lejo të flasim pak edhe për vrimën.Që nga vrima tek brekët e tua dhe deri tek vrima e vrimës.Për vrimën tek brekët nuk është dhe aq shumë faji yt.Por gjithsesi mirë do të ishte të kishe blerë të reja dhe mos të rrije me ato boxer-at e lodhura që të nxinë akoma më shumë faqen.Të paktën brekët të ishin të reja dhe ti përshtateshin rastit.Ndërsa për atë vrimën tjetër , mos kujto se është më e mirë se ty.Kishte tre muaj që të filmonte dhe regjistronte dhe kushedi se çfarë tjetër do të kërkonte si shkëmbim por do i ketë dalë ndonjë pazar i mirë kështu që nuk i duhesh më ti.Por ty të del si detyrë Shukri që të bësh një thirrje kombëtare .Se të gjithë ata si ty që kanë poste të rëndësishme dhe të parëndësishme në administrate të ruhen nga ajo vrima.Ose të paktën kur të kenë raste të tilla speciale të veshin brekë të reja që mos të fëlliqen si ty.

Tani unë po e mbyll letrën dhe përsëri po të them që mos u mërzit.Sepse pavarësisht se çfarë thonë gojët e liga, ti nuk je një djall.Ti je një krimb Shukri.Një krimb i vogël dhe i pështirë që ata djajtë të morën dhe të ushqyen sepse i duheshe.Dhe ti u nginje.U nginje aq shumë sa plase duke qelbur akoma më shumë këtë kohë të qelbur.Por nuk ke pse të mërzitesh.Ti nuk je për në ferr, janë zënë vendet.Ti je vetëm një krimb i vogël, një nga ata zvarranikët që tërhiqen zvarrë nëpër moçalishtet e ditëve tona.
Të përshëndes Shukri!
P.S.Presim vepra të tjera madhështore nga ty dhe nga silloji yt.

Share: